PARATHENIE PER VELLIMIN POETIK “ME PATE THENE”
BOTUAR NGA PEGI TIRANE 2003
REDAKTOR: PROF. LUIGJ TARE
Parathenie
Vellimi poetik “Me pate thene…” eshte vepra e dyte e autores se re Eliana Leshaj, qe deshmon ecjen me hap te sigurte, ngjitjen ne kuota te larta, depertimin ne thellesi me te medha, pra futjen ne rrezen e epiqendres poetike me pretendimin kapriçoz e te merituar per te zene fronin e poezise.
Poezia per autoren eshte nektar i jetes, eshte forca magjike e bukuria mahnitese, ndaj poetja e perdor fjalen si ilaç; diku e leshon si rreze dielli, diku e shperndan si fllad.
Dhe ja, ne vjershen “Poezia dhe ti” autorja shkruan:
…Dashurine e mbjell mbi
Varg,
te keqen e ndaj me te tjeret.
Vuaj dhe qesh ndopak.
Vargjet dhe fjalet rrjedhin qete, diku gjejne shtratin e tyre e vijne ne veshet tane si aspekte te dites, si biseda te zakonshme, me madheshtine e thjeshtesise, diku si karaktere qe zbresin, ne plumba shnderrohen, ne grushte zemerimi mblidhen kur autorja shkruan ne poezine “Njerez te epokes se madhe”:
…Ne erdhem nga lindja
Bashke me rrezet e diellit,
lules nektarin i morem,
gjarperit helmin.
Dhe me tej, ne poezine “Ne gjyqin e madh”:
…Por askush s’do te besoje
Deklaraten tuaj te rreme
Sepse ne gjyqin e madh
Nuk duan para
per te fituar çeshtjen
por rrefim, dhe pendim te vertete.
Çdo fjale dhe varg skicon me qarte portretin e autores. Gjithnje e me shume i jep jete siluetes se bukur te saj, shfaqur ne horizont, qe sa vjen e afrohet tek njerezit me besimin e patundur se do jete pjese e tyre, sikunder ato jane bere, pjese e pazgjidhshme e saj.
Tematika e poezive te saj eshte e gjere, ajo parapelqen te beje avokature per moshen e saj, per dashurine, endrrat, deshirat per mozaikun e saj rinor, te shtroje rrugen e vargut mbi mashtrues, mbi tradhtare, mbi njerez te zbrazet, mbi zyrtare dallkauke.
Autorja me mjeshteri ka gjetur plastiken e fjales, e perdo rate si skllave te bindur, e perpunon deri ne transparence, nuk e mundojne skemat e ngurta, pasi i beson thenies se e thjeshta qendron me lart se e bukura.
Shume here te ngjan sikur je takuar me Elianen , diku ne rruge, ne kafene, mes shokesh e shoqesh, e pra, je ne strofat e poezise se saj qe gjithsesi prej tyre ndahesh e kenaqur, e dashuruar dhe trimeruar, pasi ne çdo varg ke jetuar me shpirtin rinor e protesten, qe autorja ka derdhur ne vargje, diku si bekim, diku si alarm e pse jo si kushtrim. Sapo mbyll kapaket e librit, ashtu pa kuptuar, te del fjala “bukur”, “vertet bukur” dhe instiktivisht kerkon te shikosh edhe nje here fotografine e saj.
Luigj Tarja
Fjala, e veçanta e poezisë së Alien
(Blog fotomontazh nga Kolec Traboini)

nga Fatmir Terziu
Pa bërë ndonjë gabim, edhe në termin e timbrit që shqiptohet edhe në vargun që ata përcjellin, madje edhe në argumentin poetik që mbajnë mes tyre, poezitë e Eliana Alien janë vërtet të arira. Por këtu është një gjë dhe vetëm një gjë e veçantë që i bën ato të krijojnë shtrat të veçantë në mesin e mijëra poezive kompetente që vijnë nga pena të dëgjuara të krijimtarisë shqiptare. Dhe ajo gjë është fjala. Pa domethënien e fjalës që mbars preambulën poetike të lirikes, poezitë e Aliana Alien janë të mira, por me to ata janë të shkëlqyera. Në çdo gjë që ata konvergojnë, lirikat janë komponentë kyç, një faktor special që i projekton ata përtej homolegeve të tyre dhe premtojnë një rrugë të riskuar dhe të shtyrë pas niveleve të larta dhe frymëzimeve magjike.
Si fillim, le të shprehemi më qartë, ndoshta më thjeshtë që këto poezi të vihen lehtë në syrin dhe veshin e të interesuarve, madje të krijojnë dhe emergjencën e komunikimit me lexuesit e ngeshëm dhe të pritshëm gjithashtu. Në këtë itinerar që fiksohet poezia e Alien, ka një rrugëtim magjepsës, konkret dhe detajues. Në këtë trio konceptesh natyrshëm është edhe argumenti dhe frymëzimi i saj. Poetja krijon emocionalen, jetiken, prioritaren dhe tekstualisht përcjell anën vizive si një metrikë shtjelluese të anës mendore-krijuese. Në këtë thjeshtësi arkivohen determinacioni i nevojshëm i vakumit dhe përjashtohet ekzistenca materialstike, që propagandohet gjetkë si pështjellim pengues për lëvrimin e poezisë. Edhe në nivelin letrar, këto poezi vijnë si një aspekt tradicional i ravijëzuar në tendencën ushqyese klasike të hartimit aprior të poezisë. Ne jetojmë me poezinë. Në këtë rast ky është një përjetim, që vjen në vetë të dytë dhe krijon një sintaksë domethëse, që në gjuhën e Alex Turner është një ‘mposhtje e zbrazëtisë ditësore, për të determinuar hapësirën e përditësisë”. “Dëgjoje Zërin Tim” është pikërisht kjo rimbursje e determinuar:
“Duke thirrur emrin tend
lotet sbriten si skllever
te dashurise, lidhur fort
pas faqeve te zbehta.
Duke thirrur emrin tend
ndjeva zemerimin te shperthente
furishem mbi kupen e ndjenjave
qe me vodhe.
Duke thirrur emrin tend
ndjeva shpirtin te shkeputej prej meje
e shpirti me duhet akoma,
kthema.”
Më tej tek “Njerëzit e Epokës së Madhe”, rishfaqen risi të lidhjes jetike. Këtu gjeografia dhe anët e horizontit janë tipar-tipizues dhe jo thjesht pika detajuese, përcaktuese. Poezia e tillë lexohet e natyrshme dhe gjuha duket e thjeshtë, me plot komponentë të zgjedhur poetikë. Në vargjet e para shihet pikërisht kjo, ndërsa më tej në vazhdim krijohen simbolika domethënëse që lidhen me fatin tonë në ecje e sipër.
“Ne erdhem nga lindja,
bashke me rrezet e diellit
Lules nektarin i morem
Gjarperit helmin
U ushqyem me iluzione,
me endrra mekatare.
Dikujt lumturi i falem
Dikujt dhimbje te madhe
Mekatuam para Zotit
U penduam dhe u falem
Teatro luajtem me jeten
Ne. Njerezit e epokes se madhe”.
Në krjim e sipër poetja rrëmben natyrën në gjirin e saj dhe me elementët e saj pikturon me gjithë modelin e saj femëror atavizmin dhe abstraksionin natyral. Vjen vjeshta dhe ne telajon e saj shumëngjyrëshe rriten elementët që u vjen largimi, si dallëndyshet, gjethet si për të krijuar evolucionin poetik në tiparet poetike dhe artsistike. Kjo duket tek poezia “Vjeshtë” por pasohet edhe nga mjaft të tjera të kësaj tematike, siç është “Çastet”:
“Nje ze me tha
se iken dallendyshet
e gjethet vdiqen.
Une,
veshur me te errta,
dola te kopshti.
E heshtur
I kredhur ne humnera
te zbrazta, shpirti im
si vjeshat”
“ÇASTET
Mbi kurrizin e dites se lodhur
rreshqiten çastet, si masazhiere
derisa nata i gostiti
me kokteje ererash dimri
Te dehura, çastet u perplasen
pas dyerve te lokaleve,
ku pianecet digjnin ne alkol
epshet deshtake
Me fyerje te dehurit andej i perzune
Dhe humben çastet, se di se ku
Ah, tani i shoh, i pashe ku jane
Mbi preherin e nje nene
qe ushqen femijen e saj.”
Ne e lexojmë Alien, jo thjesht për të krijuar modelin, se modelin e krijuar vetë ajo në poezinë e saj, por për të rimbursuar arsyen që ajo e shpreh fuqishëm në retorikën e saj, që është e fuqishme në poezinë “Kush ishe ti?”:
“Kush ishe ti
Kur me le te gialle
Ne truallin e vdekur
Dhe vrullshem, u largove
(me gjakun tim ne duar)
per te ngrene, darken e bekuar
me familjen tende, i lumtur.”
3 comments:
Ho letto Eliana. Eliana è smisurata e sanguina come un'enorme anguria senza stagione, se si cerca di tagliarla a fettine. At temptate quoque, siti compulsi, o Comitati Comites.
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310
Post a Comment