PAQE E ARMATOSUR
Paqes, i kane veshur armet
S’kemi pse fshihemi
Sheshit, shesheve
syte tane pergjojne qetesine
e pazakonte
Po mendojme
ti veshim arme dhe frikes
qe te fleme.
PA KUSHTE
Ne s’te mjaftojne
Dhembet e mij ne zemer
S’kam pse ti pergjigjem
nevojes tende
“Me jep me shume”.
PER MUNGESE KOHE
Asgje e jona s’do jetoje pas nesh
Ne s’duam ti perveshim menget.
Per femijet qe s’do lindin,
per mungese kohe.
HAPE GRUSHTIN
Edhe mua, me perdore ne ekuacionin e harrimit
pa me harruar
Zeri yt ma ngaterroj emrin mijra here
Duart e tua me perqafuan me mijra te tjere
Ne grushtin tend
Nje fije floku pa ngjyre ,te lutet
Hape grushtin e lere te lire
Edhe mua mi ngarkove ne kurriz kryqet e tua
Ne shtratin tone gerrhasin kuçedrat
Edhe mua s’me ka zene gjumi kurre
Hape grushtin e me lesho tek cepi i harrimit
NE NDERTIM E SIPER
Ulur ne trupin e nje mendimi
ekstravagant
Mes paranormales
normales
dhe marrezise
Ketu, vetem ketu
jam nje cope njeriu.
Nje cope poeti
ne ndertim e siper
TAKIM
Tek te flas
zbuloj te fshehtat
qe s’dija per veten
fjalet qe s’kisha mesuar te them
Tek te veshtroj
çuditerisht
dashuroj veten
per here te pare
POST MENGJEZ
Edhe nje, edhe dy…
Minus nje, minus dy…
i mungojne mengjesit
Deliri i kafshes qe jeton ne mua
eshte prezenca jote, vetmise
Edhe nje, edhe dy...
Minus nje, minus dy...
i mungojne mengjesit
zhurmes qe do le pas
ikja jote nen urdherin tim
HOLOCAUST
Sa vjet?
Dyzet, pesedhjete...
Ujku hap deren e qytetit, si zoti i shtepise miqeve
Diten e veres
Çakalli fle ne shtrat me nje kukull lecke
qe di te flase
Macja gervisht letren e paperfunduar
te dikujt per dike
Sorra, ze vend mbi degen gri, te pemes
e kendon me ze njeriu.
NOCION PER ATDHEUN
Hej toke :
S’ke qene kurre nena
S’kam qene kurre biri
Pas kerthizes te jam ngjitur
si kelysh,
qe t’ushqehesha
Hej Shtepi:
Eja me mua,
E vogel sa je, s’do me lodhesh
Nxirre koken nga xhepi
hidhi nje sy botes
eshte atdheu !
TI E DI
Jemi te krisur!
Zemrat i kemi ndere ne djell
Pas holokaustit te trupave
tempulli i ofshamave
do censurohet, ti e di
Oh, jo…
Do mutohet geni dashurise
nga frika mos perseritemi
siç ndodh, ti e di
Jemi te krisur!
Bunkerin per tu fshehur
e hodhem ne ere
s’kishim nga kush te mbroheshim
nuk vret dashuria jo, ti e di
Oh, jo…
Do ndoten rruget
nga era jone e myshkut
Lumi do shtere, po si dhame te pi
do thahet ai lis i gervishtur, ti e di
Jemi te krisur!
Krevatet ku zgjohemi nuk jane bosh
Duart tona kerkojne mes çarçafesh
nje perqafim, ti e di
Oh, jo
Fashikujt e çeshtjes tone
do bejne buje serish, po si grisem
e kane per detyre te thone te verteten
per lindjen, per renien…, ti e di
FEMIJEVE TE RRITUR
Ku ju lashe ju gjeta
Ku me hodhet, mbeta
Rrugicat e lagura
Kerkojne qeshjen tone
Femije te rritur
Vishni kepucet
E dukuni nga e shkuara
DESHIRE
Me shkruajne letra miqte
Me dergojne memorjen e diteve
ne adresen qe s’kam
Ulur ne makinen e kohes
lexoj jeten qe do doja
POST-ENDERR
I mblodha me maja gishterinjsh therrimet e tua
Dhe i ngjita,
Te linda ne mekat e ne dashuri
Kij meshire per mishin tim
Kafshoma pa me gjakosur
O ti, pazull i shperbere
Me copa te hedhura ne ere
Mos m’u tremb
S’kam bajoneta ne duar
Kam gjemba, gjemba te fshehura
poshte lekures
Jam krijuesja e trupit tend
Dhe putana
Merrme, pime…
Pa me derdhur neper mjekerr
Dehu e me flit siç te mesova
Siç i flitet lirise
Siç i flitet vdekjes
Me flit si biri
Si dashnori
Si vrasesi …
O ti, pjelle e deshirave te mia
Struke koken poshte fustanit
E qaj pa turp
Eshtrat e mia e meritojne
nderimin tend
NJERIU IM
Njeriu im ka lindur ne oren 09:00
Fati i tij ka lindur ne oren 08:00
Vdekja e kercenon ne oren 10:00
Njeriu im eshte fjala e fillimit
Fillimi i buzeqeshjes se plakur
ne nje grusht lotesh te semure
Njeriu im eshte zoom-i i nje qelize
Qeliza e nje rruge qe largon shtepite
me trenet qe shkojne
Njeriu im eshte zemra ne shishe
Shishja mazokiste ne lume
Lumi ne venat e tij, merr ngjyren e rezistences
Njeriu im eshte rebelimi i nje ndjenje idiote
Idioti eshte femija qe linden gjenite
per riperteritje rrace
Njeriu im eshte e kuqje e thelle
Alarmi i zgjimit ne riprodhim e siper
Forca e gravitetit te nje mekati jetim
Njeriu im eshte krijuesi i endrres
Lulja e vdekur pllenohet ne fshehtesi
Nga dora e tij, nga gjakui tij
Njeriu im eshte gota gjysme gjak, gjysme uje
Zgjimi i kujteses
Troku i kalit brenda gotes
Njeriu im eshte prehri ku pushon lodhja
Djerset e nje mendimi shtatanik
Ndjellja e oreksit ne diten e greves
Njeriu im eshte shpirti i shtate i maces, ne delir
Dekapitullimi i fjale se se lire
ne portafolin plot, ne portafolin bosh.
Njeriu im ka lindur ne oren 09:00
Fati i tij ka lindur ne oren 08:00
Vdekja e kercenon ne oren 10:00
Eliana Alien
Milano, 20.08.2008
POEZI MARRE NGA VELLIMI “RASTESI ÇASTESH”
Shtepia botuese Toena – Tirane 2002
NGJYRAT E TRISHTIMIT
Nje trendafil
i keputur nga qielli
rene ne det.
Nje enderr
nenshtruar jastekut
nje lot qe rreshqet.
Nje nate e mbushur
me ngjyra trishtimi
lendoj nje jete.
RASTESI ÇASTESH
Mos me shiko ashtu:
sikur te isha e huaj per ty
Me mendime te heshtura,
mos me vrit
Ti di te flasesh
S'desha te te takoja
Ishte thjesht...,
rastesi çastesh.
TI KE GJITHCKA
Ti ke gjithçka.
Gjithçka
qe une s'kam
Gjithçka ,
qe me duhet
E s'mund te ta marr,
sepse eshte e jotja
IMAZH I ZBEHUR
Dikur te quaja Don Zhuan
Princi i kalter
Romeo
Sot:
S'je asgje tjeter
Veçse:
Imazh i zbehur
POEZI MARRE NGA VELLIMI “ME PATE THENE”
Shtepia botuese Pegi – Tirane 2003
ZJARRI
Si ferri duket zjarr,
qe flakeron ne oxhak
Druret, si te denuar
djegin fajet ne flake
PERENDIMI
Dy pulebardha
zbriten shkallet e qiellit
preken lektas detin.
Pastaj,
fluturimthi
u ngriten ne hapsire,
te percillnin drejt perendimit
rrezen e fundit te diellit.
VALLJA E SHIUT
Shiu,
ne pisten e vallezimit
zbret nga rete si litar
Vallezon samba, pa kokçarje
pa muzike, koreograf
Troket mbi gjethe pemesh
hidhet, dridhet mbi nje xham
Seriozisht
e ka marre shiu
A thua se do fitoje çmim
te pare
MASKA E MASHTRIMIT
Gjithmone me genjeshtra
i gosdtita njerezit.
Te verteten lakuriq,
kurre se thashe
Te mjeret ata!
I besua broçkullat e mia.
E pranuan fytyren time
te fshehur nen maske.
FTESE
Me duar bosh
kalova rruget.
Vetem plehra
letra te paderguara
hedhur andej-kendej
Asnje peme
Asnje rreze
Asnje shpend cicerues
Asnje egersire
Asnje shenje jete
Zbrazdesi fryme
I perkas kesaj bote
te zbrazet.
Me ndihmoni ta mbush!
PA TITULL
te gjithe mi pane
lotet
por askush s'me dha
nje shami
ti fshija nga syte
DEGJOJE ZERIN TIM
Duke thirrur emrin tend
lotet sbriten si skllever
te dashurise, lidhur fort
pas faqeve te zbehta.
Duke thirrur emrin tend
ndjeva zemerimin te shperthente
furishem mbi kupen e ndjenjave
qe me vodhe.
Duke thirrur emrin tend
ndjeva shpirtin te shkeputej prej meje
e shpirti me duhet akoma,
kthema.
NJEREZIT
Ne erdhem nga lindja,
bashke me rrezet e diellit
Lules nektarin i morem
Gjarperit helmin
U ushqyem me iluzione,
me endrra mekatare.
Dikujt lumturi i falem
Dikujt dhimbje te madhe
Mekatuam para zotit
U penduam dhe u falem
Teatro luajtem me jeten
Ne. Njerezit e epokes se madhe
VJESHTE
Nje ze me tha
se iken dallendyshet
e gjethet vdiqen.
Une,
veshur me te errta,
dola te kopshti.
E heshtur
I kredhur ne humnera
te zbrazta, shpirti im
si vjeshat
ÇASTET
Mbi kurrizin e dites se lodhur
rreshqiten çastet, si masazhiere
derisa nata i gostiti
me kokteje ererash dimri
Te dehura, çastet u perplasen
pas dyerve te lokaleve,
ku pianecet digjnin ne alkol
epshet deshtake
Me fyerje te dehurit andej i perzune
Dhe humben çastet, se di se ku
Ah, tani i shoh, i pashe ku jane
Mbi preherin e nje nene
qe ushqen femijen e saj
“ ME JEPNI ADRESEN E ZOTIT”
ASAJ QE NJEREZIT QUAJNE DASHURI
Si dy hajdute ja kemi vjedhur shikimet,
asaj qe njerezit quajne “dashuri”
Shikime,
qe mund ti kishim pa paguar
Por ne
“Lufte”
S’jemi urryer
S’kemi guzuar as as te duhemi
I jemi trembur
asaj qe njerzit quajne “dashuri”
Ishim aq afer
Sa mund t’ja degjonim njeri tjetrit
renkimin e shpirtit
Po ne...
“Ndal”
Dhunshem
Inertesisht
Ju rebeluam
asaj qe njerezit quajne “dashuri
POST MENGJES
Edhe nje, edhe dy…
Minus nje, minus dy…
i mungojne mengjesit
Deliri i kafshes qe jeton ne mua,
eshte prezenca jote, vetmise
Edhe nje, edhe dy...
Minus nje, minus dy...
i mungojne mengjesit
zhurmes qe do le pas
ikja jote e zakonte
DHJETORI I PARE KETU
Qyteti i stermadhmadh, teheq zvarre kembet mosbindese
te nje endacaku. I njoh, jane te miat
Duart shterngojne emocione te rezikshme
ne xhep ngrohet perpjekja e fundit, per te shpetuar
nga ngrica e dhjetorit te pare, ketu
Hapat jane te ngadalte
Si kurajoja qe shtyn ne mes te turmes
Merdhihur, hedh hapin e parafundit, pa pike deshperimi
Si parazit, ne epoken e evolucionit
Kush ishe ti
Kur me le te gialle
Ne truallin e vdekur
Dhe vrullshem, u largove
(me gjakun tim ne duar)
per te ngrene, darken e bekuar
me familjen tende, i lumtur.
JA SI PREZANTOHEM
Emrin ma dha dielli.
Para dhe pas lindjes
Para dhe pas eres se krishtit
Para se t’me hidhte ne preherin
e gruas
Gruaja me dha gjirin
qe ndante me burrin
burri shuplaken e mireseardhjes
mbiemrin
s’guxova te shqiptoj nga frika
e fisit
per gruan isha vajze
per burrin isha djale
Vetem per diellin isha njeri.